Lajme

Në Gjermani regjistrohen mbi 22 mijë raste të reja me Covid

Në raportin e fundit 24-orësh nga shëndetësia gjermane thuhet se rastet e të infektuarve me koronavirus në Gjermani kanë kaluar zyrtarisht shifrën 2 milionë, ndërsa vala e dytë vazhdon të rritet në gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.

Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 22, 368 raste të reja dhe 1 113 vdekje në 24 orët e fundit, që është mbi mesataren shtatëditore të rasteve dhe fataliteteve.

Duhet theksuar se vdekjet e fundit e çuan numrin e përgjithshëm të viktimave të vendit në 44.994 dhe konfirmuan se numri i infeksioneve ka arritur në 2 milionë që nga fillimi i pandemisë një vit më parë.

Gjermania shënoi një milion në nëntor të vitit të kaluar dhe dyfishoi numrin e saj në vetëm shtatë javë, duke treguar ashpërsinë e valës së dytë të COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kohët e fundit zbuluan variante më ngjitëse të virusit në Britani dhe Afrikën e Jugut në Gjermani, por mbetet e paqartë nëse rritja e fundit e numrave është e lidhur me këto mutacione.