Lajme
Në Gjermani sërish u protestua kundër të djathtës ekstreme
Sërish qindra mijëra njerëz demonstruan në të gjithë Gjermaninë kundër ekstremizmit të djathtë dhe pro diversitetit. Rreth 250.000 vetë u mblodhën vetëm në Mynih, pëcjell albinfo.ch.
Në shumë qytete në Gjermani u zhvilluan mitingje kundër ekstremizmit të djathtë dhe kundër bashkëpunimit me AfD, të shtunën (08.02.). Në Mynih demonstrata u zhvilluan nën moton “Demokracia ka nevojë për ty”. Sipas informacioneve të policisë, u mblodhën rreth 250.000 vetë. Organizatorët folën për më shumë se 320.000.
Organizatorët e nismës “Mynihu është shumëngjyrësh” thanë, se ata donin të dërgonin “një sinjal të fuqishëm për diversitetin, dinjitetin njerëzor, kohezionin dhe demokracinë” përpara zgjedhjeve parlamentare më 23 shkurt. Po ashtu të dërgonin një paralajmërim, se “urrejtja, përjashtimi dhe grupet ekstremiste të krahut të djathtë po bëhen një kërcënim për demokracinë”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së... -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar













