Bota
Në Gjermani, strehimoret e azilit janë bosh
Fluksi i refugjatëve në Gjermani është bërë më i vogël. Rreth 90.000 azilkërkues erdhën në gjysmën e parë të vitit 2017. Autoritetet llogarisin me një shifër të njëjtë edhe në gjysmën e dytë të vitit.
Krahasuar me vitet e kaluara shifrat janë ulur, por kjo nuk reflektohet në kostot e shpenzimeve të komunave gjermane. Arsyeja: Shumë strehimore azili ndërkohë po qëndrojnë bosh, por ato u kushtojnë komunave ende shumë para, sepse për pasuritë e paluajtshme u negociuan kontrata disavjeçare të qirasë, raporton “Deutche Welle”.
Sipas një sondazhi të radios gjermane, WDR në landin e Rinit Verior- Vestfalisë, në landin me numrin më të madh të popullsisë, janë bosh një e treta e këtyre strehimoreve, përcjell albinfo.ch.
Sipas përllogaritjeve, vetëm në një qytet prej 250.000 banorësh, si Mönchen-Gladbach, kjo shumë shpenzimesh për qira, shërbimin e sigurisë, rrymën, ngrohjen e riparimet kap shifrën e 10 milionë eurove.
Në kohën e krizës së refugjatëve qyteti mundësoi në kohë rekord 2300 vende për refugjatët, por deri në dhjetor aty kanë mbërritur jo më shumë se 750 vetë.
Vetëm në qytete si Berlini, Hamburgu e Bremeni strehimoret mbushen, landet e tjera njoftojnë se strehimoret po mbeten bosh.
Çdo qytet në Rin Verior-Vestfali merr për pranimin e një refugjati një shumë të përgjithshme prej 10.400 eurosh në vit. Nëse vijnë më pak refugjatë, atëherë këto të ardhura mungojnë. A
Megjithëse numri i refugjatëve mbetet i ulët, komunat i presin sfida të mëdha. Për shembull në Dyseldorf. Aty bashkia ka filluar që strehimoret e përkohshme t’i kthejë në apartamente banimi afatgjatë. Vërtet që numri i refugjatëve ka rënë, por në qytet është rritur një shifër tjetër.
Në vitin 2018, Dyseldorfi duhet të kujdeset për 5000 vetë, që pas largimit nga vendlindja do të qëndrojnë në Gjermani, por që nuk gjejnë dot apartamente me çmim të arsyeshëm.
Problemi është se me ligj azilkërkuesit nuk lejohen të largohen drejt zonave më rurale e me çmime më të leverdisshme. Një fenomen që shihet edhe në Berlin. Këtu është vazhdimisht i lartë numri i refugjatëve. 25.700 refugjatë jetojnë aktualisht në Berlin. Aty nuk ka strehimore bosh, në Berlin ato do të mbusheshin shpejt, edhe në rast të tillë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













