CH-Ballkani
Në gjithë botën 22 rrjete me rreth 3000 mijë biznese të diasporës
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë i themeluar në vitin 2014 nga Ministria e Diasporës, ka sjellë investime, rrjedhimisht hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë, thonë për për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të kësaj ministrie, përcjell albinfo.ch.
Flaka Braha, këshilltare politike në Ministrinë e Diasporës tregon se nga ky rrjet, në gjithë botën janë krijuar 22 rrjete me rreth 3000 mijë biznese.
“Qëllimi i krijimit të këtyre rrjeteve është bashkëpunimi ndërmjet diasporës në gjithë botën, por gjithashtu edhe krijimi i mundësive për të tërhequr investime në Kosovë. Sepse kur forcohen bizneset e diasporës shqiptare ato pastaj fuqishëm mund të vijnë dhe të investojnë në Kosovë”, tha Behra.
Braha tregon se që nga funksionimi i këtij rrjeti disa kompani nga shtete të Evropës dhe botës në sektorë të ndryshëm kapitalin e tyre e kanë shfrytëzuar në Kosovë. Kurse, janë krijuar rreth 2000 vende pune, duke përfshirë këtu Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, pasi ky rrjet përfshinë këto shtete.
Investimi i fundit që po zhvillohet në Kosovë nga bizneset e vendit në bashkëpunim me qytetarët që jetojnë në Gjermani, është ndërtimi i një hidrocentrali për prodhimin e energjisë elektrike “ Albaniku III” në Shalë të Bajgorës në Komunën e Mitrovicës.
Bekim Shyti, përfaqësues i kompanisë “Hydroline” për Radion Evropa e Lirë, tregon se tashme kanë përfunduar fazën e parë të projektit, në një vlerë prej mbi shtatë milionë euro. Në këtë projekt aktualisht janë të punësuar mbi 20 qytetarë, kurse në fazat tjera numri do të rritet në 80-të.
“Ne fazën e parë e kemi përfunduar më 3 janar 2016, me 4.3 megavat energji elektrike, i cili tashmë është në funksion dhe ka kushtuar 7.6 milionë euro. Ekzistojnë edhe katër faza tjera”, tha Shyti.
Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, vlerësojnë përpjekjet e Ministrisë së Diasporës për tërheqjen e investimeve nga diaspora, por që sipas tyre, nuk mjafton vetëm angazhimi i një dikasteri.
Arbresha Loxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, pohon se burokracia, korrupsioni dhe mos sundimi i ligjit, mbesin probleme që pengojnë investimet nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Ndryshe, përveç Ministrisë se Diasporës, tashmë edhe Ministria e Financave ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të përfshijë në letrat me vlerë të qeverisë, edhe diasporën.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg












