Lajme
Në Greqi hyjnë në fuqi masat kufizuese për të pavaksinuarit
Në Greqi hynë sot në fuqi rregullat e reja për të luftuar një rritje të infeksioneve COVID-19, që përqendrohen në kufizimin e aksesit të personave të pavaksinuar në shërbimet publike.
Ligji u botua dje në Gazetën e qeverisë dhe do të jetë në fuqi deri të hënën, më 22 nëntor.
Klientët duhet të paraqesin një certifikatë vaksinimi të plotë ose një certifikatë imunizimi nga COVID-19 brenda gjashtë muajve të fundit, ose rezultate negative të testit të shpejtë ose PCR, në mënyrë që të hyjnë në dyqane, përfshirë qendrat tregtare, parukeritë, sallonet e estetikës dhe bizneset e mirëqenies, zonat e jashtme të restoranteve, parqet e argëtimit, kopshtet zoologjike dhe zonat argëtimi, transmeton agjencia greke e lajmeve Ana, përcjell Albinfo.ch.
Përjashtimet përfshijnë farmacitë, kishat dhe supermarketet.
Përveç kësaj, popullsia nga 4 deri në 17 vjeç mund të paraqesin teste negative, si alternativë ndaj katër certifikatave të mësipërme.
Kufizime u vendosën edhe për punëtorët në sektorin publik dhe privat, të cilët duhet të paraqesin një test negativ të shpejtë ose PCR dy herë në javë, në vend të një here, siç kërkohej që nga fillimi i tetorit.
Testi i parë duhet të bëhet brenda datës 8 nëntor.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












