Lajme
Në Itali maskat shiten deri në 5 mijë euro
Shitësit me pakicë në internet që ngarkojnë çmime tepër të larta për maska për fytyrën dhe produkte të tjerë që reklamojnë si mbrojtje të coronavirusit, po përballen me akuza penale në Itali.
Policia Financiare Guardia di Finanza njoftoi të enjten se kishte zbuluar njerëz që shesin maska për fytyrën deri në 5,000 € copë, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch
Përveç që janë të fryra në çmime në nivele të jashtëzakonshme, shitësit në internet pohojnë se produktet e tyre ofrojnë “mbrojtje të plotë” kundër coronavirusit.
Pas shpërthimit të epidemisë së coronavirusit, njerëzit në disa pjesë të Italisë kanë blerë maskat e fytyrës dhe xhel anitibakterial për duar me çmime tepër të larta.
Në një konferencë shtypi në Romë, Ministri i Jashtëm Luigi di Maio tha se qeveria po konsideronte miratimin e masave për uljen e çmimeve, por gjithashtu theksoi se shumica e njerëzve nuk kishin nevojë për maska.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se maska duhet të vishen vetëm në rast të kontaktit të rregullt me persona të infektuar dhe duhet të vishen nga ata që kolliten.
E-Diaspora
-
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll Klubi turk raportohet se ka ofruar 2 milionë dollarë për një performancë prej katër këngësh në... -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit















