Lajme
Fushata e vaksinimit të koronavirusit në Zvicër, nga janari
Shumë shtete të botës tashmë kanë vendosur që vaksinimi kundër Covid të nisë te banorët. Britania e Madhe, Kanadaja ishin dy shtetet e para që filuan marrjen e vaksinës.
Nga ana tjetër, në Zvicër fushata e vaksinimit të koronavirusit do të fillojë në në ditët e para të janarit. Kjo është raportuar nga Virginie Masserey e Zyrës Federale të Shëndetit Publik në NZZ am Sonntag. Kreu i Divizionit të Sëmundjeve Infektive specifikoi se fushata do të zgjasë rreth 6 muaj, me një mesatare prej 70,000 vaksinash në ditë. Një ritëm që do të varet nga kantonet, të cilat janë përgjegjëse për shpërndarjen, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se përparësi do të kenë grupet e konsideruara në rrezik: të moshuarit, diabetikët, njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive ose hipertension.
Gjashtë milionë njerëz pritet të vaksinohen deri në qershor. Ndërkohë, në Le Matin Dimanche mund të lexohet se deri në fund të vitit ushtria do të jetë e gatshme me të gjitha pajisjet që do të përdoren për të ruajtur përgatitjet e ndryshme kundër virusit: të tilla si, për shembull, ngrirje speciale për vaksinën e Moderna.
Sipas BBC, mijëra njerëz janë tashmë në listë për të marrë dozat e para nga dy dozat në këtë fillim jave. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












