Lajme
Në këto dy qytete gjermane fillon sot greva për udhëtarët me trena dhe me tramvajë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2022/08/peter-paul-moschik-jvxvnak-mpo-unsplash.jpg)
Raportohet se sindikatat e hekurudhave gjermane GDL kanë paralajmëruar prapë një grevë 24 orëshe dhe atë ditën e premte, kur udhëtojnë me miliona njerëz në punë dhe për fundjavë. Drejtuesit e trenave do të jenë në grevë prej të enjtes, më shtatë dhjetor, në orën 22.00, deri të premten, në orën 22.00. Grevat e tilla zakonisht shkaktojnë çrregullime dhe probleme edhe një ditë më vonë, përcjell albinfo.ch.
Greva do të mbahet në gjithë Gjermaninë dhe i prek si trejat rajonalë, ashtu edhe ata ndërrajonalë, prandaj probleme priten në mbarë vendin. Por, në grevë do të jenë edhe punonjosit e tramvajëve (S-Bahn) në Berlin dhe Hamburg.
Grevat e trenave të mallrave do të fillojnë të enjten, në orën 18.00. Greva e fundit e ngjashme ka qenë më 15 dhe 16 nëntor. Ndërsa gjatë këtij viti ka pasur edhe dy greva të tjera, në mars dhe në prill.
Greva e tanishme është pasojë e ashpërsimit të qëndrimeve në negociatat mes sindikatës dhe punëdhësve nga Deutsche Bahn. Sindikatat kërkojnë rritjen e rrogave dhe shkurtimin e orarit të punës nga 38 në 35 orë në javë, por me rrogat e njëjta, për punëtorët që punojnë me ndërrime. Por Deutsche Bahn ka refuzuar shkurtimin e orarit të punës dhe ka kritikuar ashpër sindikatat për këtë grevë, sepse grevat e tilla zakonisht duhet të paralajmërohen katër ditë më parë.
Nga kjo grevë do të preken miliona udhëtarë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n