Lajme
Në këto kantone duhet të mbani maskë në shitore dhe ambiente publike
Sot, një detyrim për mbajtje të maskës në ambientet publike e ka marrë edhe Kantoni i Bernës. Vendimi bëhet i detyrueshëm nga e hëna që vjen
Në Zvicër, falë sistemit federal, kantonet mund të vendosin për shumicën e çështjeve që prekin jetën e qytetarëve.
Kështu është edhe me vendimin për mbajtje të maskës, i cili nuk është marrë në të gjitha kantonet ndërsa në ato që është marrë, ndryshon koha dhe disa specifika të mbajtjes, shkruan albinfo.ch.
Sot, një detyrim për mbajtje të maskës në lokalet publike, në shitore, qendra tregtare etj. e ka marrë edhe Kantoni i Bernës. Ky detyrim vlen po ashtu edhje në ambientet e stacioneve hekurudhore, postave, teatrovee , muzeve etj.Vendimi bëhet i detyrueshëm nga e hëna që vjen.
Krahas Bernës, edhe kantonet e mëposhtme tashmë kanë një detyrim të zgjeruar për të mbajtur maskë:
Jura (që nga 6 korriku): Jura është kantoni i parë që ka vendosur detyrimin e mbajtjes së maskës në shitore dhe qendra tregtare, shkruan srf.ch.
Në Vaud, që nga 8 korriku vlen detyrimi për maskë në dyqanet me më shumë se dhjetë klientë në të njëjtën kohë, transmeton albinfo.ch. Që nga 17 shtatori, detyrimi për maskë zbatohet gjithashtu në vendet ku ka qasje publiku si teatrot, sallat e koncerteve, muzetë dhe bibliotekat.
Në Gjenevë (që nga 28 korriku): Detyrimi për maskë në të gjitha dyqanet në kanton si dhe në restorante dhe bare.
Basel-Stadt (që nga 24 gushti): Maska është e detyrueshme në ambientet e brendshme të qasshme për publikun, si pikat e shitjes dhe qendrat tregtare, si dhe për punonjësit në ambientet e brendshme të restoranteve, të qasshme nga publiku.
Cyrih (që nga 27 gushti): Maska është e detyrueshme në të gjitha ambientet e brendshme të dyqaneve, qendrave tregtare dhe tregjeve.
Neuchâtel (që nga 28 gushti): maska duhet të mbahet në dyqane. Më 3 korrik, qeveria kishte lëshuar një rekomandim për të mbajtur maska në qendrat tregtare.
Freiburg (që nga 28 gushti): Maska është e detyrueshme për të gjithë personat mbi moshën dymbëdhjetë vjeçare, në dyqane dhe supermarkete, përcjell albinfo.ch. Po kjo vlen gjithashtu për stafin e shitjeve nëse ai nuk ka një ndarje që i mbron nga blerësit
Valis (që nga 31 gushti): Detyrim për maskë për klientët dhe stafin, pa masa të tjera mbrojtëse brenda dyqaneve dhe qendrave të shitjes.
Solothurn (që nga 3 shtatori): Detyrimi për maskë në të gjitha dyqanet dhe qendrat tregtare.
Zug (nga 10 tetori): Detyrimi për maskë zbatohet për njerëzit në ambientet e brendshme të dyqaneve dhe qendrave tregtare të qasshme nga publiku, transmeton albinfo.ch. Punonjësit e restoranteve gjithashtu duhet të mbajnë maskë.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














