Lajme
Në Kosovë, nuk ka të infektuar me Ebola
Drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se rasti i paraqitur të enjten mbrëma në një qendër të mjekësisë familjare në Prishtinë, nuk ka Ebola
Përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë mohuar se në Kosovë është paraqitur një person me simptoma të virusit ebola. Ata kanë thënë se personi që është trajtuar në njërën nga ambulancat e Prishtinës nuk ka pasur Ebola dhe se në Kosovë nuk ka këshilloj virusi.
Drejtori i Institutit Kombëtarë, Naser Ramadani, ka thënë se rasti i paraqitur të enjten mbrëma në një qendër të mjekësisë familjare në Prishtinë, nuk ka Ebola.
“Një pacient me vjellje, pa temperaturë, është paraqitur në Klinikën Infektive mbrëmë, pasi ka shkuar për t’u trajtuar në qendrën e mjekësisë familjare në Dardani, prej aty ka rrjedhë një thashetheme se pacienti është i dyshimtë me Ebola. Ai është kthyer nga Arabia Saudite dhe nuk ka asnjë shenjë për t’u dyshuar se ka Ebola”, thotë Ramadani.
Sipas tij, personi vjen në kontroll rregullisht, pasi që është në observim. “A dhe 863 persona të tjerë janë nën observim, pra të gjithë që janë kthyer nga Arabia Saudite. Ata janë persona të shëndetshëm”, citon REL Naser Ramadanin.
Ndryshe, reagimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik erdhi pas një lajmi dhënë në mediat kosovare, se një pelegrinë i kthyer nga Arabia Sauditë është paraqitur në ambulant me simptoma të virusit Ebola.
Në pelegrinazhin e përvitshëm në Mekë të Arabisë Saudite, nga Kosova këtë vit kanë marrë pjesë rreth 800 persona.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













