Maqedonia
Në Maqedoni çdo i 10-ti banor i prekur nga diabeti
Në Maqedoni çdo i dhjeti banor është i prekur nga diabeti, duke theksuar se nga numri të prekurve nga kjo sëmundje, 500 qind prej tyre janë fëmijë
Mbi 190 mijë persona në Maqedoni janë të prekur nga sëmundja e sheqerit (diabeti), ndërsa 40 mijë prej të cilëve marrin insulinë. Kështu deklaruan përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të diabetikëve në Maqedoni, me rastin e shënimit të ditës botërore të diabetit. Në këtë ditë u konfirmua se në Maqedoni çdo i dhjeti banorë është i prekur nga diabeti, duke theksuar se nga numri të prekurve nga kjo sëmundje, 500 qind prej tyre janë fëmijë.
Bojan Kirov, kryetar i shoqatave të diabetikëve në Maqedoni thotë se diabeti duhet trajtuar me shumë seriozitet nga ana e më shumë institucioneve, të cilat duhet të veprojnë të sinkronizuara sepse shfaqja e kësaj sëmundje është gjithnjë e më shumë prezente në mesin e grupmoshave të reja.
“Për fat të keq kemi edhe fëmijë, të rinj deri 16-vjeç, gjithsesi më i madh është numri i te prekurve nga diabeti i tipit 2 i të rriturve”, thotë Bojan Kirov, transmeton REL.
Ai njëherësh ka theksuar duhet të eliminohen të gjitha indicet të cilat u shfaqën në opinion se pacientëve u ofrohet insulinë me kualitet të dyshimtë.
“Ka shumë dyshime se terapia me të cilën trajtohen diabetikët nuk është me kualitetin e duhur, dhe në këtë drejtim bëhen bisedime me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucioneve kompetente, sepse kemi ankesa nga pacientët të cilët për shkak të terapisë joadekuate u janë shfaqur më shumë komplikime në shëndet”, thotë Kirov.
Nga ana tjetër, Irfan Ahmeti nga Komisioni Kombëtar për diabet për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet shtetërore duhet të veprojnë në drejtim të ngritjes së vetëdijes për të konsumuar ushqim të shëndetshëm që nga mosha më e hershme, si dhe nxitja për tu marrë me aktivitete fizike.
“Për arsye të ndërrimit të stilit të jetës, të ashtuquajturit stil sedentar i jetesës, mosaktiviteti fizik, të ushqyerit jokualitativ, ushqimit të pabalancuar, fast food ushqimet, përdorimi i pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të rafinuara, çojnë te rritja e peshës trupore, që është evidente kohën e fundit te fëmijët,është një nga shkaktarët kryesor të paraqitjes së diabetit tek grupmoshat më të reja”, thotë Ahmeti, sipas të cilit institucionet shtetërore duhet të ndonjë qasjen ndaj trajtimit të diabetit me theks parandalimit tek grupet e riskut.
Dita ndërkombëtare e diabeti në Maqedoni këtë vit është shënuar nën moton “Gruaja dhe diabeti, e drejta jonë për të ardhme të shëndoshë”.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë











