Maqedonia
Në Maqedoninë e Veriut sot fillon regjistrimi provë i popullsisë
Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) sot do të fillojë me aktivitetet në terren për regjistrimin provë të popullatës, shtëpive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut.
Regjistrimi provë do të zbatohet në 32 qarqe të regjistrimit, në territorin e 13 komunave në shtet, dhe atë në Gostivar, Kisella Vodë, Zelenikovë, Shtip, Radovish, Kumanovë, Shën Nikollë, Kratovë, Prilep, Dollnen, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë, bën të ditur Alsat-m.
Sipas ESHS, qëllimi themelor i regjistrimit provë është testimi i zgjidhjeve metodologjike, organizative dhe sistemit IT të përgatitura për zbatimin e metodologjisë së re të kombinuar në regjistrimin e popullatës, shtëpive dhe banesave, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Regjistrimi provë do të kryhet ekskluzivisht për qëllime statistikore dhe nuk do të gjenerojë të dhëna, por vetëm informacion mbi gatishmërinë operacionale dhe teknike të të gjitha instrumenteve për zbatimin e suksesshëm të këtij operacioni të madh statistikor në vitin 2020, thonë nga ESHS.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













