Kosova
Në Mitrovicë duan shkollë, jo xhami
Banorët e lagjes ‘Sylani’ në Mitrovicë të Jugut që nga viti 2017 janë duke kundërshtuar ndërtimin e një xhamie në këtë lagje, nga persona, të cilët, sipas tyre, janë jokompetentë.
Ndonëse thonë se nuk janë kundër ndërtimit të një xhamie, halli i tyre është te një person tjetër, i cili ka blerë një pronë në këtë lagje dhe atë ia dhuroi Bashkësisë Islame në Mitrovicë për ndërtimin e xhamisë, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa e tyre është revokimi i menjëhershëm i lejes së ndërtimit të xhamisë në lagjen e tyre, deri në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.
Punimet në këtë hapësirë, sipas banorëve, kanë filluar nga hoxha Gazmend Mehmeti, dhe ato janë ndërprerë tash e një javë, derisa thonë se ky i fundit edhe i ka kërcënuar në mënyrë indirekte.
Në vend të ndërtimit të xhamisë, sipas tyre, më i nevojshëm është ndërtimi i një shkolle.
Kohavisioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Gazmend Mehmeti, por ai nuk e ka hapur telefonin gjatë së dielës.
Në Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë nuk kanë pranuar të prononcohen për KTV-në në lidhje me këtë rast, derisa kryeimami Rexhep Lushta shkurt përmes telefonit ka thënë se do të bëhet një zgjidhje për ndërtimin e xhamisë, derisa ka theksuar se banorët e lagjes ‘Sylani’ nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë në këtë lagje.
Rreth 30 shtëpi të kësaj lagjeje kundërshtojnë mënyrën e ndërtimit të xhamisë, derisa thonë se kanë marrë premtime edhe nga komuna se nuk do të jepej leje për ndërtim pa ujdinë e palëve.
Komuna e Mitrovicës nuk është përgjigjur për ta sqaruar këtë problematikë.
Për të kundërshtuar ndërtimin e xhamisë, banorët kanë bërë edhe një peticion, derisa kanë thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë në ndërtimin e një xhamie në një lokacion tjetër, por në bashkëpunim me BIK-un dhe komunën, e jo me persona që nuk përfaqësojnë institucionet.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














