Lajme
Në Moldavi parandalohet komploti i mbështetur nga grupet ruse
Policia e bëri njoftimin vetëm disa ditë pasi zyrtarët e zbulimit amerikan thanë se kanë arritur në përfundimin se individë me lidhje me zbulimin rus po planifikojnë të përdorin protestat në Moldavi, si bazë për të nxitur një kryengritje kundër qeverisë së vendit.
Në Moldavi është parandaluar një komplot nga grupe të mbështetura nga Rusia. Policia tha se grupet ishin përgatitur të shkaktonin trazira masive gjatë një proteste të dielën kundër qeverisë së re properëndimore të vendit.
Policia e bëri njoftimin vetëm disa ditë pasi zyrtarët e zbulimit amerikan thanë se kanë arritur në përfundimin se individë me lidhje me zbulimin rus po planifikojnë të përdorin protestat në Moldavi, si bazë për të nxitur një kryengritje kundër qeverisë së vendit, raporton tch, përcjell albinfo.ch.
Kreu i policisë së Moldavisë, Viorel Cernauteanu, tha në një konferencë shtypi se një agjent i fshehtë kishte depërtuar brenda grupeve “diversioniste”, disa prej të cilëve qytetarë rusë, të cilëve dyshohet se u ishin premtuar shpërblime për të organizuar “trazirë masive” gjatë një proteste në kryeqytetin, Kishinau.
“Një person erdhi nga Federata Ruse më 9 mars dhe kishte për qëllim të shkonte në vende të caktuara dhe të jepte udhëzime, si edhe të mbante komunikim të drejtpërdrejtë me një person tjetër në Federatën Ruse që koordinonte të gjitha masat dhe aktivitetet këtu për të përcaktuar të gjitha veprimet nga sot e tutje”, tha shefi i policisë.
Ai shtoi se shtatë persona u arrestuan.
“Shumat e parave do t’u jepeshin njerëzve që do të kishin shenja të caktuara dalluese dhe që supozohej të ishin në krye të turmave për të provokuar forcat e policisë dhe për të krijuar korridore për persona të tjerë që të destabilizonin (protestën). Shumat ishin deri në 10,000 dollarë për person”, tha ai.
Ndërkohë policia tha se arrestoi 54 protestues, përfshirë 21 të mitur, të cilët shfaqën “sjellje të dyshimta” ose kishin me vete sende të ndaluara, përfshirë të paktën një thikë.
Protesta e së dielës ishte e fundit e organizuar nga një grup i vetëquajtur Lëvizja për Popullin, e cila mbështetet nga Partia proruse Shor e Moldavisë që ka gjashtë vende në Parlamentin me 101 anëtarë.
Protestuesit po kërkojnë që qeveria të mbulojë plotësisht kostot e faturat dimërore të energjisë dhe të “mos përfshijë vendin në luftë”.
Ata i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Presidentes Maia Sandu të japë dorëheqjen.
Policia tha se të dielën ishin regjistruar katër kërcënime me bombë, përfshirë një në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit. Policia tha se ato ishin “në vazhdën e masave destabilizuese” kundër Moldavisë.
Ish-republika sovjetike me një popullsi prej rreth 2.6 milionë banorë është një vend kandidat i Bashkimit Evropian që nga qershori i kaluar.
Policia kufitare e Moldavisë tha gjithashtu të dielën se 182 shtetasve të huaj u është mohuar hyrja në Moldavi javën e fundit, përfshirë një “përfaqësues të mundshëm” të Grupit Wagner të Rusisë, kompania private ushtarake që po lufton në Ukrainën fqinje./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll