Lajme
Në Munih themelohet teatri shqiptar “Fanny Show“
Së fundi, aktori dhe regjisori shqiptar, Behxhet Beka, ka njoftuar themelimin e një teatri shqiptar në Munih. Teatri “Fanny Show“ do të dalë së shpejti në skenë me premierën e parë, transmeton albinfo.ch.
“Pasioni dhe profesioni, bënë që pas një pune të gjatë dhe angazhimi maksimal, arritëm me sukses ta themelojmë teatrin shqiptar në Munih të Bavarisë”, shprehet regjisori dhe aktori i mirënjohur, Behxhet Beka.
Pra, pas një pune dhe angazhimi të vazhdueshëm, Beka me miqtë e mikeshat e tij dhe dashamirët e artit skenik realizuan synimin dhe u bë themelimi i teatrit shqiptar, i cili u prit me një interes dhe respekt të jashtëzakonshëm nga mërgata shqiptare, këtu në Bavari. Artdashësit shqiptarë treguan gatishmëri që ta përkrahin teatrin edhe në aspektin material. Përveç të tjerash, ndihmë ofroi ndërmarrja „Knoche„, e cila është në pronësi të Sali Krasniqit, shkruan uraebashkuar.
Duhet theksuar se teatri “Fanny Show“ në Munih do të dalë në skenë me premierën e parë brenda një kohe relativisht të shkurtër e, ne u dëshirojmë suksese grupit të artistëve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













