Lajme
Në Paris do të përdoren taksi fluturuese gjatë Lojërave Olimpike 2024
Nga romanet fantastiko-shkencore deri tek filmat aksion, taksitë fluturuese kanë qenë pjesë e imagjinatës njerëzore prej kohësh.
Por, këto mjete futuristike janë fare pranë bërjes realitet dhe mund të përdoren edhe si taksi për të transportuar fansat e sportit gjatë Lojërave Olimpike 2024, në Paris.
Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë francezë ditën e sotme, të cilët shtuan se kanë nisur testimet me taksi elektrike fluturuese që pritet të përdoren gjatë Lojërave Olimpike.
Qëllimi final është të krijohen të paktën 2 pista fluturimi në ajër, në mënyrë që të lehtësohet trafiku gjatë lojërave, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Për momentin, rreth 30 prodhues të të tilla makinave do të testojnë produktet e tyre në fushën ajrore Cromeilles-en-Vexin, që ndodhet vetëm disa kilometra larg Parisit.
Ky lajm vjen pak kohë pasi kompania koreano-jugore, Hyundai, njoftoi planet për hedhjen në treg të taksive fluturuese autonome deri në vitin 2028, të cilat do të kenë mundësi të akomodojnë deri në 5 pasagjerë.
CEO i Aeroports de Paris, Augustin de Romanet, u shpreh për mediat franceze se:
“Këto testime janë të paprecedente deri më sot në Europë,’ dhe se ‘ato do të shërbejnë për të ndërtuar një eksperiment konkret dhe për të eksploruar gamën e mundësive të aviacionit inovativ dhe net-zero, si dhe për të zhvilluar tregun e aviacionit në lartësi të ulëta (poshtë 300 metrave), i cili deri tani ka mbetur më së shumti i paeksploruar.”
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










