Bota

Në Paris po mbahet panairi i veturave klasike

Panairi më i madh botëror i veturave klasike u hap sërish në Paris. 

Tani, në edicionin e 44-t, panairi i quajtur Retromobile ka prezantuar 600 vetura të vendosura në 72 mijë metra katrorë. 

Dy ankande, po ashtu të organizuara nga shtëpia parisiene e ankandeve Artcurial, do të mbahen të premten dhe të dielën, si pjesë e panairit.  

Në ankandin e parë theksi mbetet te veturat e vjetra dhe motoçikletat. Ylli i panairit është një Alfa Romeo 8C, Berlinetta, e cila kishte vetëm 4 pronarë. Nga shtëpia e ankandeve u tha se kjo veturë do të shitet mes 16 e 22 milionë euro. 

Ndërkaq, në ankandin e dytë do të shiten veturat dekorative dhe objektet e dala nga përdorimi. Të ardhurat nga shitja do t’i takojnë UNICEF-it. Në ankandin e dytë vëmendje tërheq vetura Renault, e krijuar nga kockat Lego. Kjo veturë mund të shitet deri në 50 mijë euro.