Lajme
Në rënie numri i azilkërkuesve nga Maqedonia
Zvogëlohet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kërkojnë statusin e azilit në vendet e Bashkimit Evropian (BE)
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB), vlerëson se numri i azilkërkuesve të ashtuquajtur të rrejshëm në vendet e BE-së ka shënuar rënie.
Megjithatë, autoritetet maqedonase nuk do të tërhiqen nga masat në drejtim të parandalimit të kësaj dukurie, që rriti shqetësimet e vendeve evroperëndimore.
“Ne do të vazhdojmë masat preventive për të parandaluar flukset e qytetarëve që ikin drejt BE-së për të kërkuar statusin e azilit. Qeveria përmes institucioneve përkatëse ka udhëhequr fushatë intensive në terren për të informuar qytetarët, sidomos të komunitetit rom, për çështjen e liberalizimit të vizave dhe dukuritë e azilkërkimit”, theksoi ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska, pas përfundimit të konferencës rajonale për “Dekadën e Inkluzimit të Romëve 2005- 2015 në Maqedoni”, transmeton INA.
Ndër masat e aplikuara nga ana e MPB-së ka qenë ndalesa e familjeve rome në pikat kufitare, për të parandaluar braktisjen e vendit si dhe dënime të tjera me konfiskimin e përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












