Lajme
Në Spanjë janë 32 raste me coronavirus
Në Spanjë janë regjistruar 32 raste të coronavirusit, por presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e ka konfirmuar se “El Clasico” e së dielës nuk rrezikohet aspak të shtyhet.
Madje edhe tifozët do të jenë të pranishëm në stadium sipas të parit të kampionatit spanjoll, nëse situata nuk përshkallëzohet.
“Nuk e konsiderojmë mundësinë e shtyrjes së ‘El Clasicos’ ose të ndonjë ndeshjeje tjetër. Për ndeshjen e së dielës, kemi ngritur një komision të La Ligas për të monitoruar situatën”.
“Po shikojmë mundësinë t’i zhvillojmë ndeshjet me dyer të mbyllura. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë takimet do të shtyhen”.
“I kemi dërguar planin tonë UEFA-a”, ka bëri me dije presidenti Tebas.
Ndryshe nga Italia, ku shumë ndeshje të ligave të ulëta janë shtyrë, ose luhen me dyer të mbyllura, në Spanjë, ndeshjet zhvillohen normalisht.
Nëse situata shëndetësore në Spanjë përkeqësohet atëherë autoritetet mund të marrin ndonjë vendim tjetër.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C











