Lajme
Në tetor, me pasaporta biometrike?
Është përzgjedhur kompania fituese për pasaportat biometrike dhe pajisja me pasaporta të tilla do të fillojë në tetor
Në takimin e dhjetë të Grupit Punues për Liberalizimin e Vizave (GPLV) me Bashkimin Evropian, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se Kosova meriton fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Sipas tij, ky dialog do t’i përshpejtonte reformat në këto fusha si dhe në fushat tjera, thuhet në një komunikatë për medie të MPB-së.
Në takimin në fjalë janë prezantuar të arriturat më të reja të institucioneve të vendit lidhur me procesin e liberalizimit të vizave me BE-në.
Gjatë periudhës raportuese, institucionet vendore janë angazhuar në zbatimin e Strategjisë për re-integrimin e personave të riatdhesuar me ç’rast Bordi Ekzekutiv ka aprovuar më shumë se 30 kërkesa për ndihmë personave të riatdhesuar, ka thënë Rexhepi.
“Kosova meriton fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Ky dialog do t’i përshpejtonte reformat në këto fusha si dhe në fushat tjera. Ne jemi duke zbatuar parakushtet rreth re-integrimit të personave të riatdhesuar siç edhe jemi duke i zbatuar edhe kriteret tjera. Pra, kemi të drejtë kur kërkojmë llogari dhe përgjegjësi nga të gjithë, pa dallim. Gjithashtu kemi të drejtë të kërkojmë hapjen e dialogut për liberalizim të vizave”, tha ministri Rexhepi
Ndërsa ministrja, Vlora Çitaku tha se ndonëse Kosova njëanshëm para dy vitesh ka adaptuar Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, në këtë fazë të procesit ka shënuar shumë hapa përpara në raport me vendet e tjera të rajonit në këtë pikë të procesit.
“Megjithatë ne ende jemi duke e negociuar me Komisionin Evropian marrjen e Udhërrëfyesit, përkatësisht hapjen e dialogut për liberalizim të vizave. Sidoqoftë, reformat, punën e jashtëzakonshme më shumë se Komisionit Evropian, ia kemi obligim vetvetes dhe qytetarëve tanë”, tha ministrja Çitaku.
Ndryshe, drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme citohet të kenë thënë se tashmë është përzgjedhur kompania fituese për pasaportat biometrike dhe se pajisja e qytetarëve të Kosovës me pasaporta të tilla do të fillojë muajin tetor, në rast se gjatë procedurave ligjore nuk haset në ndonjë parregullsi
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate Zyra Federale e Mjedisit harton një bilanc: midis shtatorit dhe fundit të janarit 77 masakra, duke... -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë












