Lajme
Në Veleshtë të Strugës bëhet sot varrimi i viktimës Nexhip V., i vrarë nga sulmi i Vjenës
Nexhip V., i vrarë më 2 nëntor 2020 nga sulmi terrorist në Vjenë, do të prehet në paqe sot në varrezat e Veleshtës, komuna e Strugës.
Lajmin për varrimin e të ndjerit e kanë konfirmuar për Albinfo Austria familjarët e viktimës.
„Varrimi do të bëhet sot, në orën 12:o0-12:30”, tha shkurt dhe pa dashur të japë detaje të tjera një i afërm i viktimës.
Mbrëmë familjarë të shumtë, miq, të afërm, por edhe bashkatdhetarë që jetojnë në Austri kanë udhëtuar gjatë tërë natës për të marrë pjesë në varrimin e Nexhip V.
Djaloshi 21-vjeçar ishte në mesin e katër viktimave të pafajshme dhe mbi 20 persona të plagosur që u sulmuan nga një sulmues i tërbuar terrorist që vrau dhe plagosi këdo që i doli përpara natën e 2 nëntorit në qendër të Vjenës.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj













