Kosova
Në vjeshtë do të ketë aksion gjithëpërfshirës për pastrimin e Kosovës
Haradinaj theksoi se gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshme sa u përket çështjeve mjedisore, por ky është momenti i fundit kur ne duhet të reagojmë
Kryeministri Ramush Haradinaj në ditën e parë të konferencës së nivelit të lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm ka paralajmëruar se gjatë kësaj vjeshte do të organizohet një aksion gjithëpërfshirës për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat.
“Ftoj të gjithë, institucionet e BE-së, të gjithë partnerët, KFOR-in, FSK-në, Policinë, Zjarrfikësit, njësitë rajonale dhe regjionale të pastrimit të mbeturinave që të bëhen bashkë dhe në vjeshtë ta bëjmë një pastrim gjeneral në Kosovë prej mbetjeve nga mbeturinat që janë bërë qe 20 vjet”, ka thënë Haradinaj.
Ai theksoi se gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshme sa u përket çështjeve mjedisore, por ky është momenti i fundit kur ne duhet të reagojmë, transmeton albinfo.ch.
Përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, tha se resurset natyrore të Kosovës janë të limituara dhe duhet të shfrytëzohen në mënyrë të duhur. E ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, shtoi se është hera e parë që jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, po organizohet një konferencë e tillë që i dedikohet mjedisit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












