Gjuha
Në Volketswill hapet shkolla shqipe
Të premten me datën 23. Gusht 2019, në Volketswil, të Kantonit të Cyrihut, në Zvicër, u hap edhe një pikë shkollore, ku dhjetëra nxënës iu bashkëngjiten bashkëmoshatarëve të tyre në mësimin e gjuhës shqipe. Dy – tre takime të shkurtra me disa nga veprimtarët arsimdashës të kësaj ane rezultoi me hapjen e pikës shkollore në gjuhën shqipe. Po ashtu vlen të theksohet edhe kontributi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, dhe veçanërisht ambasadorit, z. Ilir Gjoni në hapen e pikave të reja shkollore.
Interesimi ishte në nivelin e duhur, gjë që rezultoi që në ditën e parë të mos kishte vend për të gjithë në klasë. Prandaj ndarja në dy grupe, atë të nivelit të parë dhe të nivelit të dytë ishte më se i domosdoshëm.

Por, jo vetëm kaq, sepse interesimi i disa familjeve për ta organizuar sa më mirë pikën shkollore në Volketswil, si dhe në bazë të fletëparaqitjeve të nxënësve kjo pikë shkollore premton që shumë shpejt do të shndërrohet në një çerdhe të vërtetë të fëmijëve shqiptarë, të cilët nën ndikimin e prindërve të tyre dëshirojnë ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.
Në takimin e parë me mësuesin Vaxhid Sejdiu nuk ishte vështirë të shihej në sytë e tyre dashuria dhe vullneti që kanë për ta mësuar gjuhën shqipe. Përpjekjet e tyre, që nganjëherë edhe në mungesë të njohjes së shkronjave mundoheshin të japin maksimumin prej vetes gjatë leximit apo komunikimit.
Një vit i vështirë sepse disa prej tyre fillojnë me vonesë 3-4 apo 5-vjeçare, por jo e pamundshme që të arrihet qëllimi i duhur.
Ky bashkëbisedim me nxënësit dhe mësuesit Vaxhid Sejdiut ishte mjaft i ngrohtë, mjaft i drejtpërdrejtë dhe tepër motivues, i cili tha: “më besoni se tani kështu është gjendja pa fajin e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm, të cilët mundohen t`i shqiptojnë shkronjat, fjalët dhe t`i lexojnë fjalitë sa më mirë, por ky është fillimi. Jam më se i bindur në fund të vitit shkollor kjo gjendje do të jetë ndryshe dhe gjuha shqipe do të bëhet pjesë e pandashme e tyre”.
Prandaj në këtë rrugëtim gatishmëria e nxënësve të shkollë shqipe në Volketswill duhet përshëndetur dhe duhet të jetë shembull për të gjithë fëmijët që jetojnë në mërgatën shqiptare.

“Nxënësit Matiani, Genti, Visari, Alea, Jeta M., Luani, Aroni, Lutfija, Jeta H., Ylli, Besimi, Semra, Amini, Medina, Amiri, Edina, Arbnori, Enisi, Anesa M., Aulona, Anesa H. etj., të cilët u ulën sot në bankat shkollore janë dëshmi se gjuha shqipe, është leje njoftimi për çdo shqiptarë.”, thuhet nga Sektori për Informim i kësaj shkolle shqipe në Volketswil.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? Shifrat qeveritare tregojnë se pagat e disa banorëve të huaj që mbajnë leje B janë mjaft... -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih












