Shkurt.ch
Në Zvicër jetojnë 76 mijë njerëz “pa letra”
Shumica e “Sans Papiers”-ve vijnë nga Amerika Qendrore dhe Jugore, e pas tyre vijnë të huajt nga Evropa Lindore. 9 nga dhjetë personat pa letra janë të punësuar në ekonominë e këtushme por shumë prej tyre punojnë në kushte të mjerueshme
Në Zvicër konsiderohet se jetojnë rreth 76.000 persona të kategorisë “Sans Papiers” ose “pa letra” gjegjësisht me qëndrim ilegal në këtë vend. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar me porosi të autoriteteve federale (SEM) nga B.S.S Basel në bashkëpunim me Forumin Zviceran për Migracion dhe Studime të popullatës dhe Universiteti i Gjenevës. Studimi i fundit para këtij ishte bërë në viti 2005 dhe bënte fjalë për rreth 90 mijë të huaj të kësaj kategorie.
Studimi aktual konstaton se rreth 76000 personat pa letra që jetojnë në Zvicër vijnë nga shtetet jashtë BE-së dhe EFTA-s, shkruan albinfo.ch duke iu referuar komunikatës nga SEM. Afër dy të tretat e këtij komuniteti kanë ardhur në Zvicër pa dokumente të vlefshme udhëtimi. Një e pesta, pas kalimit të afatit të vizës B ose C nuk e kanë lëshuar Zvicrën dhe po ashtu një e pesta tjetër këtë nuk e kanë bërë pas refuzimit të azilit.
Shumica e “Sans Papiers”-ve vijnë nga Amerika Qendrore dhe Jugore, e pas tyre vijnë të huajt nga Evropa Lindore.
Është interesante se 9 nga dhjetë personat pa letra janë të punësuar në ekonominë e këtushme por shumë prej tyre punojnë në kushte të mjerueshme. Gjysma punojnë nëpër ekonomitë familjare, pjesa tjetër në ndërtimtari ose në hoteleri. Gjysma e pjesëtarëve të kësaj kategorie nuk ka të kryer shkollim tjetër veç atij te detyruar, fillor, rreth dy të tretat janë vetëmbajtës ose ka familje në Zvicër.
Rreth 10 për qind e sans papiers janë të moshës së mitur. Studimi po ashtu tregon se mundësia për legalizimin për të rinjtë nga kjo kategori të cilët janë duke ndjekur ndonjë zanat, që është futur në vitin 2013 është shfrytëzuar shumë rrallë. Ndërkaq, më shpesh ndodh që të rinjtë dhe familjet e tyre të kërkojnë leje qëndrimi duke u bazuar në rastet e rënda, mundësi që parashikohet në Ligjin për të Huajt.
Për realizimin e këtij studimi në 12 kantone janë zhvilluar gjithsej 60 biseda ekspertësh. Po ashtu janë shfrytëzuar të dhëna të ndryshme ekzistuese nga institucionet përkatëse.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













