Shkurt.ch
Në Zvicër po shfaqet filmi që e paraqet Erdoganin si hero
Realizuesit e filmit betohen në pavarësinë e tyre, por vet producenti, Ali Avci thotë kështu: “Ne në kinematë globale shohim heronj si spiderman dhe superman, të cilët nuk kanë jetuar kurrë. E ndërkohë ne e kemi heroin tonë që jeton!”
“Reis” (Udhëheqësi) mban emrin filmi. Ndërsa udhëheqësi ose lideri këtu është sundimtari i Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Atij i është kushtuar një film i cili e paraqet si hero dhe të pagabueshëm.
Filmi aktualisht po shfaqet nëpër kinematë zvicerane, shkruan tagesanzeiger.ch. Ai e përcjell jetën e Erdoganit që nga fëmijëria deri në ngritjen e tij në pozitën ku është sot.
Premierën, filmi e ka pasur para një jave në Stamboll, me rastin e ditëlindjes së autokratit turk. Ndërsa nga e enjtja ai po luan edhe në Zvicer, në kinemanë ”Capitol”, transmeton albinfo.ch. Distribuimin e filmit e ka bërë Kitag AG, që është distributori më i madh i filmit në Zvicër.
Vetë “Reis” është një vepër e kushtueshme e propagandës politike. Realizuesit e filmit betohen në pavarësinë e tyre, por vet producenti, Ali Avci thotë kështu: “Ne në kinematë globale shohim heronj si spiderman dhe superman, të cilët nuk kanë jetuar kurrë. E ndërkohë ne e kemi heroin tonë që jeton!”.
Ngjashëm flet edhe regjisori Hüdaverdi Yavuz, përcjell albinfo.ch I pyetur përse në film nuk tregohet asnjë dobësi e Erdoganit, Yavuz është përgjigjur: “Ai nuk ka asnjë dobësi”.
Koha e fillimit të shfaqjes së filmit nuk është aspak rastësi. Erdogani gjendet në fushatën për të vendosur sistemin presidencial në Turqi prandaj i duhet t`i disiplinojë ndjekësit e tij për të mbajtur kursin e duhur.
Ndërkaq, turqit që jetojnë në Zvicër e kritikojnë qasjen naive të Zvicrës në raport me propagandën e Erdoganit. Kështu, deputetja Nacionale nga Partia e Gjelbër, Sibel Arslan (me prejardhje turke-kurde) thotë se ky film është problematik. “Erdogani aty inskenohet si një martir i madh”. Por ajo që frikëson veçanërisht është gjuha luftarake e filmit. I gjithë rrëfimi, sipas Aslan është i orientuar në atë mënyrë që të legjitimojë dhunën kundër atyre që mendojnë ndryshe.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












