Lajme
Zvicër: Shtohen tri linja të prodhimit të vaksinës “Moderna”
Zvicra rrit kapacitetet e prodhimit të vaksinës “Moderna”
Vaksina Moderna kundër Covid-19 ishte një nga vaksinat e para në dispozicion në botë. Të gjitha dozat që furnizojnë Evropën prodhohen nga një kompani zvicerane, Lonza, transmeton albinfo.ch.
Firma zvicerane biotech “Lonza” do të shtojë tri linja të tjera prodhuese në vendin e saj në Visp, Zvicrën jugperëndimore, për të prodhuar një përbërës aktiv për vaksinën Moderna, si pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të rritur furnizimin global me doza, duke përfshirë shumicëën e vendeve botërore, trasmeton tutje albinfo.ch.
Vlen të theksohet se “Lonza” është firma e njohur ndërkombëtarisht për ekspertizën e saj kimike dhe farmaceutike, duke përfshirë prodhimin e barnave për trajtimin e leukemisë. Në maj 2020 “Moderna” hyri në një partneritet dhjetëvjeçar me “Lonza”.
“Lonza është një nga kompanitë kryesore botërore në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave. Kjo kompani zvicerane kombinon inovacionin teknologjik, prodhimin global dhe përsosmërinë, kështu që ishte një partner ideal për tregun tonë”, thotë Staner. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











