Shkurt.ch
Në Zvicër, viti 2015 do të jetë më i shtrenjtë
Në fillim të 2015-ës me dhjetëra ligje dhe rregullore të reja do të hyjnë në fuqi në Zvicër. Disa nga ndryshimet e ligjeve do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në xhepin e qytetarëve
Çmimet e energjisë elektrike do të rriten me rreth 5 për qind. Arsyeja për këtë është kostoja për rrjetin e ngarkuar. Fatura e energjisë elektrike do të rritet kështu për një familje mesatarisht për 42 franga.
Premitë e sigurimeve shëndetësore do të rriten mesatarisht prej 4 për qind, por do të ketë dallime të mëdha regjionale. Përveç kësaj, 800 milionë franga zvicerane do të rishpërndahen, sepse të siguruarit gjatë periudhës 1996-2013 kanë paguar më shumë ose më pak në disa kantone zvicerane.
Të rinjtë nuk do të paguajnë kontribute për AHV nga viti i ardhshëm, nëse ata nuk fitojnë më shumë 750 franga në vit.
Deri në shkurt 2015, SBB është duke testuar një të ashtuquajtur abonoment gjeneral “GA” i natës. Kjo biletë është valide vetëm nga ora 19 deri në përmbylljen e punës në gjithë rrjetin. Kjo “GA” për klasën e 2-të kushton 490 franga dhe është e vlefshme për gjashtë muaj. Pilot projekti do të zgjasë deri në tetor.
Pensionistët AHV dhe IV do ta dinë se sa para kanë në xhepat e tyre nga viti i ardhshëm. Pensioni minimal AHV dhe IV do te pësojë rritje për 5 franga, në 1175 franga në muaj, pensioni maksimal është rritur me 10 franga në 2350 franga.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














