Kosova
Nënshkruhet Marrëveshja Kosovë-Zvicër për personat e riatdhesuar
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert-Lebet, tha ky memorandum ka të bëjë me monitorimin e operacioneve të kthimit të detyrueshëm ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës
Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Kombëtarë Zviceran për Parandalim të Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili vepron si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të torturës, për monitorim të përbashkët të operacioneve të kthimit me forcë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha qëllimi i kësaj marrëveshje është mbrojtja e personave që riatdhesohen nga Zvicra, përcjell albinfo.ch.
“Nënshkruam marrëveshjen e parë për parandalim të torturës dhe kjo shënon sukses të radhës në cilësi të Avokatit të Popullit. Është themeluar me 14 janar 2016 mbi bazën e ligjit të ri më 2015. Synimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim mbrojtjen e personave që të riatdhesohen nga Zvicra për të parë që këto procese do të zbatohen. Mekanizmi kombëtarë për pranim të torturës është përgatitur shumë mirë mbi standardet më të larta të kësaj kategorie. Jam i sigurt që pa këtë përkrahje s’do të kishim pas sukses”, tha Jashari.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert-Lebet, tha ky memorandum ka të bëjë me monitorimin e operacioneve të kthimit të detyrueshëm ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
“Kjo ceremoni nënshkrimi për bashkëpunimin e ardhshëm është një nga rezultatet e paplanifikuara të këtij projekti. Lidhja mes institucionet të Ombudsperosnit të Kosovës dhe Komisionit Kombëtarë të Zvicrës për parandalim të torturës u krijua në periudhën e zbatimit të projektit dhe do të vazhdohet edhe më tutje. Memorandumi i sotëm i Mirëkuptimit ndërmjet këtyre dy mekanizmave ka të bëjë me monitorimin e operacioneve të kthimit të detyrueshëm në mes Zvicrës dhe Kosovës. Memorandumi i Mirëkuptimit koordinon dhe përcakton përgjegjësi të qarta që sigurojnë se të kthyerit trajtohen në mënyrë korrekte dhe njerëzore nga policia zvicerane dhe forcat policore të Kosovës gjatë procedurës së kthimit të detyrueshëm dhe dorëzimit”, tha Jean Hubert-Lebet, raporton Ekonomia Online.
Alberto Acherman nga Komisioni Kombëtarë Zviceran për Parandalim të Torturës, kërkoi që të ketë bashkëpunim sa më të mirë ndërmjet dy vendeve.
“Është shumë e rëndësishme që mekanizmi i Zvicrës me atë. Të Kosovës të këtë bashkëpunim”, tha ai.
Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës mbron të drejtat e personave të privuar nga liria të cilëve u është shqiptuar çfarëdo mase ndalimi, paraburgimi, burgimi apo vendosje apo vendosje në ndonjë vend të mbikëqyrur nga organet publike nga i cili nuk mund të largohen me vullnetin e tyre.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz Sipas tij, përzgjedhja e nxënësve në një moshë kaq të hershme rrit pabarazitë sociale... -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga













