Bota
BE-ja kërkon taksa më të larta për aviacionin
Kompanitë ajrore në mbarë botën janë kursyer nga taksat e larta mbi karburantin dhe lëndët e tjera djegëse
Nëntë vende të Bashkimit Evropian kanë bashkuar forcat dhe kërkuan një aviacion më të pastër në Europë, një nga mjetet e transportit më ndotëse, që ata mendojnë se nuk taksohet mjaftueshëm.
Franca, Gjermania, Italia, tre vendet e Beneluksit, Suedia, Danimarka dhe Bullgaria, i kanë kërkuar Komisionit Europian të propozojë masa të reja për këtë sektor, por pa kërkuar një taksë specifike mbi ndotjen.
Kjo deklaratë, me iniciativë të Holandës dhe nënshkruar nga ministrat e Financave të këtyre nëntë vendeve, u publikua të paktën një muaj nga data e parashikuar për hyrjen në funksion të Komisionit të ri Europian drejtuar nga gjermanja Ursula von der Leyen.
“Ne i kërkojmë Komisionit të ri Europian të avancojë debatin mbi tarifimin e aviacionit civil, për shembull përmes masave fiskale specifike ose politika të ngjashme”, shkruajnë ato.
“Në raport me mënyrat e tjera të transportit, aviacioni civil nuk përdoret mjaftueshëm”, theksojnë ato.
Kompanitë ajrore në mbarë botën janë kursyer nga taksat e larta mbi karburantin dhe lëndët e tjera djegëse.
“Çmimi i biletave të avionit për fluturimet ndërkombëtare nuk reflekton mjaftueshëm koston mesatare të emetimeve të CO2 dhe pasojave negative të transportit ajror”, konstatojnë ministrat në deklaratën e tyre.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni















