Kosova
Nëse dëmtohet Kosova, Maqedonia e Veriut tërhiqet nga Ballkani i hapur
Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani
Nëse ndonjë shtet i rajonit do të dëmtohej nga nisma Ballkani i Hapur, Maqedonia e Veriut nuk do të jetë më pjesë e saj.
Ky është qëndrimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Sipas tij, iniciativa synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, por nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, përcjell Albinfo.ch.
Deklaratat e kryediplomatit Osmani vijnë gjatë një aktiviteti me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me rastin e 13-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Ne, si Maqedoni e Veriut nuk do të lejojmë që ndonjë shtet tjetër të dëmtohet nga nisma e Ballkanit të Hapur. Nëse dikush do të dëmtohet, mendoj këtu edhe për Kosovën, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në këtë nismë”, ishin fjalët e Osmanit.
Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











