Uncategorized
Nëse Zvicra kalon Suedinë, kush janë kundërshtarët në çerek- dhe gjysmëfinale?
Kandidatët e gjysmëfinales kundër Zvicrës janë: Spanja / Rusia / Kroacii /DAnimarka
Suedia të martën tjetër (ora 16.00) do të luajë kundër Suedisë në kuadër të 1/8 së Kupës së Botës. Në ranglistën e FIFA-s Zvicra është e gjashta, ndërsa Suedia e 24.
Por nëse Zvicra fiton ndaj Suedisë, atëherë kush është kundërshtari i radhës në çerekfinale dhe gjysmëfinale?
Në çerekfinale varet nga dueli i të parit nga grupi H kundër të dytit të grupit G. Me përjashtim të Belgjikës (vendi i tretë në FIFA), të gjitha klubet tjera janë poshtë helvetëve. Skenari më i mirë do të ishte kundër Japonisë (61) që Zvicra e mposhti 2:0 gjatë miqësores së 8 qershorit ose Senegali (27).
Kandidatët e gjysëm finales kundër Zvicrës janë: Spanja / Rusia / Kroacia / Danimarka.
Deri tani Zvicra nuk ka humbur asnjëherë ndaj Kroacisë (një fitore/dy barazime). Ose pse jo kundër Danimarkës, ku fitorja e fundit ndaj tyre është përpara 34 vitesh (prej atëherë 2 barazime dhe një humbje). Rusia si vend nikoqir mund të ishte pjesë e gjysëmfinales (si Korea e Jugut në 2002), megjithatë humbja ndaj Uruguait me 3:0 tregoi se rusët nuk janë tepër të rrezikshëm në këtë botëror. Në anën tjetër Spanja mund të ishte klub i vështirë kundër helvetëve.
Sa i takon finales do të ishim tepër hipotetikë. Në finale mund të jetë secili kundërshtar i joni. Deri atëherë Zvicra duhet të përgatitet për përballjet e mëparshme.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














