Lajme
Nesër i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës
Diva e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ka vdekur dje në moshën 86-vjeçare. Familja e saj kanë lëshuar një njoftim, ku thonë se e pamja për Nexhmijen do të mbahet në Teatrin Kombëtar, ndërsa varrimi i saj do të bëhet në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Sipas protokollit të familjes, e pamja hapet në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga ora 8:00 deri në 17:00 nga data 08.02.2020. Nderimet e fundit këngëtarës mund t’i bëhen deri më 09.02.2020.
Po ashtu, varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës, me rrethin e ngushtë familjar, sipas amanetit të saj.
E pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00.
“Njoftim !
Njoftohet i gjithë populli shqiptar që më datë 08.02.2020 sipas protokolit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00.
Më datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar, me ç’rast qytetarët do të mund t’i japin nderimet e fundit.
Në orën 11:00 fillon mbledhja komemorative, në po të njëjtin objekt – Teatrin Kombëtar.
Në ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushë, Malishevë, me rrethin e ngushtë familjar, sipas amanetit të saj të fundit
E pamja me këtë rast vazhdon edhe për dy ditë dhe atë më datat 10-11.02.2020 po ashtu në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me fillim në ora 08:00 – 17:00.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne, gjithë miqtë dhe dashamirët e znj.Nexhmije për t’iu përmbajtur protokollit familjar.
Me respekt,
FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













