Maqedonia
Nesër Maqedonia merr ftesë nga NATO për samitin e 11 dhe 12 korrikut
Ditën e premte, nesër, pritet ftesa nga NATO për Maqedoninë në samitin e paraprarë për 11 dhe 12 korrik, tha Stevo Pendarovski i cili është edhe Koordinatori kombëtar për në aleancën veriatlantike, shkruan albinfo.ch.
Ditën e premte, nesër, pritet ftesa nga NATO për Maqedoninë në samitin e paraprarë për 11 dhe 12 korrik, tha Stevo Pendarovski i cili është edhe Koordinatori kombëtar për në aleancën veriatlantike, shkruan albinfo.ch.
“Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg do ta publikojë atë që qytetarët e Maqedonisë e presin me vite. Kjo do të jetë një etapë e përfunduar nga asociimi ynë në Aleancë, duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisë ka rekord të palavdishëm me 19 rrethe nga plani aksional për anëtarësim në NATO”, tha Pendarovski.
Ai foli edhe për suksesin e partisë së tij LSDM gjatë qeverisjes pas konfliktit 2001 kur mori ftesë për BE në 2005 dhe qeverisjes së vitit të fundit.
“Për herë të parë ndodhi në vitin 2001 kur kishim konflikt të brendshëm, ndërsa vetëm katër vite më vonë në vitin 2005 morëm statusin kandidat për në BE. Hera e dytë kur u kthyem nga skaji është viti i kaluar kur pas 11 viteve regjim të fortë autokratik, për vetëm një vit morëm ftesë për anëtarësim në Aleancë.
Tani, një vit pas ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend po bisedojmë që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës dhe në mënyrë parimore datë të dakorduar për negociata me BE-në për në qershor të vitit të ardhshëm”, vlerësoi Pendarovski.
Ai shtoi se vitin e kaluar Maqedonia ka mbyllur tri çështje strategjike – e para është nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që sipas tij ka qenë gurë rrëzimi për inkuadrimin në BE. Në plan të brendshëm është miratuar Ligji për gjuhët – element strumbullar i Marrëveshjes së Ohrit dhe e fundit është nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhje të kontestit me emrin.
Para pak ditësh Maqedonia dhe Shqipëria morën dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE-në në qershor 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













