Tematike
Nesër mund t`i jepet fund gjendjes së jashtëzakonshme: Ja çfarë do të ndryshojë
Berset planifikon që të mërkurën të kërkojë të hiqet situata e jashtäzakonshme e shpallur më 16 mars në Zvicër dhe që vendi të kthehet në atë që quhet "situatë e veçantë"
Duket se i erdhi fundi edhe kësaj: Këshilli Federal po diskuton se në çfarë mase do të lehtësojë më tej regjimin e vendosur për të luftuar koronavirusin. Propozimet në këtë drejtim, si ato të Ministrit të Shëndetësisë Alain Berset tashmë kanë dalë në shtyp.
Për shkak të numrit tashmë mjaft të ulët të infeksioneve, niveli më i lartë i alarmit që mbretëronte, nuk është më i nevojshëm. Kjo është arsyeja pse ministri Alain Berset është në favor të dhënies fund të situatës së jashtëzakonshme, shkruan Blick dhe transmetojnë mediat tjera zvicerane.
Për këtë arsye Berset planifikon që të mërkurën të kërkojë që të hiqet situata e jashtäzakonshme e shpallur më 16 mars në Zvicër dhe që vendi të kthehet në atë që quhet “situatë e veçantë”, transmeton albinfo.ch.
Siç raporton “Blick”, Berset në mesin e masave të propozuara, parashikon që të lejohen përsëri takimet e grupeve deri në 30 persona. Ndërsa deri në 300 persona do të lejohen të mblidhen në ngjarje sportive dhe demonstrata – me kusht që të mbahet distanca prej 2 metrash.
Në ndeshjet sportive gjithsesi duhet të ketë vetëm vende të rezervuara. Edhe kampet verore duhet të jenë në gjendje të zhvillohen gjatë pushimeve, përcjell albinfo.ch. Edhe këtu me një kufi prej 300 pjesëmarrësish.
Rregulli i tashëm që në restorante lejon vetëm 4 veta në një tavolinë, gjithashtu duhet të shfuqizohet. Por me kusht që paraprakisht të regjistrohen grupet dhe të mbahet një listë kontakti.
Cilidoq të jetë, lehtësimi duhet të hyjë në fuqi më 8 qershor.
Mbetet e hapur pyetja nëse Zvicra do të rihapë kufirin me Italinë pasi fqinji jugor ka njoftuar para mëse një jave, në mënyrë të njëanshme se do të hapë kufirin e saj më 3 qershor, transmeton albinfo.ch. Gjasat janë që Zvicra ta hapë atë më 15 qershor – në të njëjtën ditë kur do të hapë kufijtë me Austrinë, Gjermaninë dhe Francën.
Javë më parë, Këshilli Federal ka njoftuar për lehtësimet në fushat tjera, si hapja e shkollave të mesme, ofertave turistike dhe kulturore, hekurudhave malore, pishinave, kopshteve zoologjike, kinemave, kazinove dhe teatrove.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë












