Kosova
Nesër protestohet për lirimin e Sylejman Selimit
Ish-bashkëluftëtarët e gjeneral Sylejman Selimit dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nesër do të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali për të kundërshtuar, siç thonë, mbajtjen në mënyrë të padrejtë në burg të gjeneral Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Protesta do të jetë paqësore dhe mbahet me moton “Liri për komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimin dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij që po mbahen padrejtësisht në burgje”, përcjell albinfo.ch.
“Të nderuar bashkëqytetarë të Kosovës, bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve dhe invalidë të luftës, ju njoftojmë se më 19.09.2018 (e mërkurë), do të mbahet protesta paqësore para institucioneve më të larta shtetërore të drejtësisë. U bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që t’i lirojnë nga burgu çlirimtarët. Kërkojmë nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari dhe nga organet e gjyqësorit t’i tregojnë popullit se për çfarë arsye është në burg gjeneral Sylejman Selimi? Kërkojmë nga qytetarët që të na bashkëngjiten në protestë, duke kërkuar lirimin e çlirimtarëve”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau










