Futboll
Nesër Superkupa Kosovë – Diasporë
Në fillim të orës 13:00, Prishtina pret klubin shqiptar nga Gjermania, AKV Bardhosh Gërvalla.
Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës, të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, u mbajt konferencë e përbashkët ndërmjet dy klubeve para ndeshjes e cila do të zhvillohet nesër.
Ishte Miftar Dragidella, sekretar i Federatës së futbollit shqiptar në Gjermani i cili informoi rreth organizimit të klubeve shqiptare në Diasporë.
“Ndeshjet e Superkupës Diasporë – Kosovë, organizohen nga viti 2002. Ndërsa nga viti 2014 janë inkorporuar edhe klubet shqiptare nga Zvicra. Në Gjermani ekzistojnë 33 klube shqiptare me 76 ekipe zinxhir dhe një skuadër e femrave. Duhet theksuar se ardhja e klubeve shqiptare nga Gjermania në Kosovë është shumë e shtrenjtë me mjete vetanake dhe shumë pak të ndihmuar nga anash. Por, është kënaqësi e jona të vazhdojmë këtë aktivitet sa më gjatë që mundemi”.
Kurse, drejtori sportiv i FC Prishtina, Arbnor Morina duke iu dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve, tha: “Besojmë se duhet vazhduar kjo traditë që e vlerësojmë si të mirë, që afron bashkatdhetarët tanë më afër vendlindjes dhe në mes nesh”.
Ndërsa, trajneri Debatik Curri që sot përfaqësoi shtabin teknik ka theksuar se kjo ndeshje miqësore beson se do t’ju shërbej atyre shikuesve që do të jenë prezent të kënaqen në një ndeshje futbolli e cila rezultatin nuk e ka primare. “Besoj se do të jetë ndeshje interesante”, ka thënë Curri.
Kapiteni i skuadrës mike, Fatos Povata ka vlerësuar Prishtinën si skuadër profesioniste. “Jemi të vetëdijshëm se ne si skuadër amatore e kemi të vështirë të përballemi me një skuadër profesioniste siç është Prishtina, por shpresojmë që të lëmë përshtypje sa më të mirë”.
Duhet ritheksuar se ndeshja e nesërme për publikun është gratis. Ndërsa Prishtina pritet të luaj me ekip të kombinuar dhe disa juniorë përshkak se pas dy ditësh ka ndeshje kampionale kundër Gjilanit.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













