Lajme
Neuchâtel: Një e katërta e nxënësve të një shkolle infektohen me Covid-19
37 nxënës dhe pesë mësues në një nga tri shkollat fillore në qytet ishin infektuar me Covid-19
Në një shkollë fillore në Fleurier të kantonit Neuchâtel, rreth një e katërta e nxënësve janë infektuar kohët e fundit me koronavirus.
Këtë e tregojnë rezultatet e testeve dhe një test masiv i realizuar të mërkurën e kaluar, raporton sda.ch.
37 nxënës dhe pesë mësues në një nga tri shkollat fillore në qytetin Fleurier ishin infektuar me Covid-19, është njoftuar nga kantoni Neuchâtel të shtunën, transmeton albinfo.ch. Kjo korrespondonte me rreth 23 për qind të të gjithë nxënësve në shkollën në fjalë.
Vetëm testimi i bërë të mërkurën ka zbuluar 19 raste infektimi. Pas kësaj, nxënësit e të gjitha klasave janë vënë në karantinë.
Një testim i dytë masiv do të kryhet të martën për ata që kanë rezultuar negativ por që megjithatë janë futur në karantinë si dhe për familjarët e tyre, përcjell albinfo.ch. Shkolla do të mbetet në karantinë deri të martën e javës tjetër.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë















