Lajme
New York: Shqiptari gjen portofolin plot me dollarë dhe e dorëzoi në polici
“Sot gjeta një portofol të mbushur me para (mijëra dollarë) dhe kur i dorëzova në stacionin e policisë, ata më falënderuan dhe më thanë se jam një djalë shumë i mirë”
Duket se më nuk është “lajm” se një shqiptar gjen një send me vlerë, portofol plot me dollarë, e tjerë, që i ka humbur dikujt tjetër, dhe me plot qytetari e humanizëm e dorëzon në polici.
E ky gjest ndodhi në New York, ku shqiptari gjeti një kuletë plot me dollarë dhe gjesti i tij e mahniti policinë amerikane, pasi që e dorëzoi atë në polici, ashtu siç e mori.
Pa dyshim se ky ishte gjesti me përmasa të mëdha humane të shqiptarëve që jetojnë në mërgim po evidetohen kohë mbas kohe.
Vetëm në Nju-Jork kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme, gjeste të tilla publike që vetëm shqiptarët mund t’i bëjnë.
Sipas një vetëpostimi në llogarinë e tij në rrjetin social, shqiptari Blerim Gjoçaj nga Kosova ka gjetur një portofol të mbushur me dollarë (shuma nuk bëhet e ditur) në një rrugë të qytetit, ku ai jeton Bronx – NYC, dhe e ka dorzuar në stacionin e afërt të policisë.
Ai shkroi duke postuar edhe fotografinë që tregon atë duke dorëzuar në polici portofolin se:
“Sot gjeta një portofol të mbushur me para (mijëra dollarë) dhe kur i dorëzova në stacionin e policisë, ata më falënderuan dhe më thanë se jam një djalë shumë i mirë”, ndërkohë, shton se ai është përgjigjur oficeres së policisë që ka marrë në dorëzim portofolin e gjetur me shumën e dollarëve dhe dokumenta të tjera.
“Unë falënderoj policinë shumë për këto fjalë të shkëlqyera dhe të bukura, por unë nuk kam bërë asgjë më shumë se një shqiptar”, theksoi Blerimi.
Duhet theksuar se ky gjest human është vlerësuar edhe në stacionin e policisë 52 PC në Websiter -Bronx NY 10467, duke nxjerrë në pah edhe një herë gjestin e një shqiptari, që për koincidencë në prag të Vitit të Ri e gjen një protofol me dollarë dhe e dorëzon në polici, përcjell albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”














