Lifestyle

“New York Times” shkruan për reperin shqiptar

Gazeta prestigjioze “New York Times” i ka kushtuar një artikull reperit shqiptar me famë ndërkombëtare, G4ashi.

Muzikanti e ka shpërndarë këtë artikull në profilet e tij në rrjetet sociale, duke u shprehur krenar me arritjet e tij.

“Babai im gjithmonë e lexonte New York Times dhe në të i binin në sy ngjarje të çmendura negative për ndonjë shqiptar… Në vitin 2019, në të është djali i tij dhe tregimi është pozitiv… Kemi lajme të mira”, ka shkruar G4shi në përshkrim.

Vlen të theksohet se Labinot Gashi (emri i vërtetë i reperit) ka lindur në Libi nga prindër me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.

Ai është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation, që nga vera e vitit 2017, prandaj sukseset e tij nuk mund të mungojnë.