Lajme
New York Times: Riviera shqiptare, një parajsë e lirë
Prestigjozja New York Times ka publikuar një artikull mbi rivierën e Shqipërisë
Shkrimi i nxitur nga aventura dhe udhëtimi që gazetari Seth Kugel ka bërë në Shqipëri jep një përshkrim të detajuar të brigjeve të bregtedit shqiptar, transmetojnë mediat në Tiranë.
Në seksionin e kësaj gazete ‘Frugal Travel’ që çdo ditë i kushtohet turizmit në të gjithë rruzullin tokësor, Kupel fillimisht tërheq vëmendjen e lexuesit nëpërmjet shkrimit ‘On the Albanian Riviera, a Frugal Paradise’ për fshatin Ilias, ku ai është përballur me një pamje mahnitëse.
Reporteri amerikan në vijim të udhëtimit të tij vëren një plazh ‘idilik’ siç e quan ai, plazh me guralecë të vegjël ndërsa diku më tutje ka dëgjuar të flitet për ‘Manastirin’, të cilin ai e imagjion si vend të shenjtë ku mund të qëndrojnë priftërinj apo murgesha.
Por në fakt në detin shqiptar ai zbulon një plazh të mrekullueshëm në bregun jonian, ndërkohë që gazetarit i tërheqin vëmendjen edhe bunkerët e shumtë të mbetur aty që nga koha e diktaturës.
‘Nuk shihet këmbë njeriu në këtë plazh. Gjithçka është imja’-shkruan autori duke iu referuar pamjes që i shfaqet përpara, ndërsa tregon se i mjafton vetëm kaq për tu zhveshur e për të hedhur në ujin e kristaltë. Bëhet fjalë për gjirin e Gjipesë, një gji i mrekullueshëm i bregdetit shqiptar.
Nëpërmjet reportazhit të botuar në New York Times jepet një përshkrim magjepës i një aventure 6 javore në një zonë të Mesdheut siç është bregdeti shqiptar, të cilin gazetari e quan ‘Parajsë e Lirë’.
Gazetari në shkimin e tij shprehet i magjepsur për brigjet të Shqipërisë dhe të pa eksploruara, si dhe habinë për cmimeve të lira ku mjaftojnë vetëm 500 euro në javë për të shijuar gjithë kënaqësitë e mundshme, përfshirë këtu dhe shumëllojshërinë dhe shijen e pakrahasueshme të ushqimit mesdhetar.
Sipas shkrimit Gjiri i Gjipesë Himara, Butrinti, parku kombëtar i Llogarasë, plazhi i Jalës cilësohen si një nga të shumtat perla që mund të vizitohen nga turistët e huaj.
Artikulli mbyllet më këshillën e gazetarit se cdo kush mund të vizitojë Shqipërinë nga cdo vend i Europës edhe pse gazetari sugjeron një kombinim të udhëtimit duke përshkruar kështu edhe Ballkanin.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen Rreth orës 3:00 të mëngjesit, një banor raportoi në polici se kishte vënë re një person... -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran ta dëshmoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Cyrih: Shoferi falet para autobusit, ngjarja ka ngjallur diskutime -
Problemi i vërtetë i shkallës së lindjeve në Zvicër do të ishte heqja dorë nga fëmija i tretë













