Shqipëria
Nga 17 shtatori nis pagesa për kalimin në Rrugën e Kombit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë ka publikuar videon informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime për kalimin në Rrugën e Kombit.
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë ose 5 euro. Për banorët e Qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me TVSH, përcjell albinfo.ch.
Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë, ndërsa tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tri rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e Qarkut Kukës, të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.
Automjete komerciale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguajnë 1490 lekë. Aty theksohet se ata që kalojnë më shumë se 20 ose 30 herë përfitojnë zbritje nga 10 deri në 30 për qind. Pagesa për kalim në Rrugën e Kombit nis nga data 17 shtator.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













