Koronavirusi: çast pas çasti
Nga 20 dhjetori në Serbi vetëm me test negativ PCR
Qytetarët që hyjnë në Serbi duhet të kenë një test negativ PCR
Nga 20 dhjetori, shtetasve të huaj do tu duhet një test negativ PCR për të hyrë në Serbi, ndërsa qytetarëve serbë do tu nevojitet ose test negativ ose do të dërgohen në karantinë 10-ditore, shkruajnë mediat lokale.
Sipas mediave serbe, vendimi vlen nga 20 dhjetori deri më 10 janar i vitit 2021.
“Kemi vendosur që të gjitha masat kufizuese që kanë qenë në fuqi deri më tani do të jenë në fuqi deri të premten, 18 dhjetor, pas së cilës do të takohemi përsëri dhe do të shohim nëse do të vendosim ndonjë masë shtesë ose do t’i ndryshojmë ato ekzistuese”, deklaroi Ministrja e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale dhe anëtare e Shtabit të Krizave, Darija Kisiq Tepavçeviq, pas seancës, përcjell albinfo.ch.
Për qytetarët serbë që hyjnë në vend, nëse nuk kanë test negativ PCR, do të jenë të detyruar të jenë në izolim shtëpiak për 10 ditë, i cili mund të ndërpritet nëse në ndërkohë bëhet test negativ PCR.
Këtë e ka dëshmuar edhe një lexues i rregullt i albinfo.ch, i cili ka kontaktuar ambasadën serbe, që i ka treguar se nga 20 dhjetori duhet një test negativ me PCR për të kaluar.
Në diasporë është një numër i madh i shqiptarëve që vendosin të kalojnë pushimet në Kosovë. Shumë prej tyre kalojnë në Serbi dhe tashmë duhet edhe një test negativ.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria














