Maqedonia
Nga 2019 trajtim falas spitalor për të gjithë qytetarët e Maqedonisë
“Njëkohësisht fokus i është vënë edhe shëndetësisë dhe prej 1 janarit të vitit 2019 do të vendosim trajtim mjekësor pa pagesë për të gjithë qytetarët e vendit. Deri tani kemi pasur kapacitet këtë ta bëjmë për fëmijët e familjeve me ndihmë sociale”, tha Zaev.
Nga 1 janari i vitit 2019 do të ketë trajtim falas spitalor për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kështu njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev në seancën për pyetje të deputetëve, transmeton Portalb.mk.
“Njëkohësisht fokus i është vënë edhe shëndetësisë dhe prej 1 janarit të vitit 2019 do të vendosim trajtim mjekësor pa pagesë për të gjithë qytetarët e vendit. Deri tani kemi pasur kapacitet këtë ta bëjmë për fëmijët e familjeve me ndihmë sociale”, tha Zaev. Jam i bindur, shtoi Zaev, ashtu siç kemi vendosur të ketë mjekim pa pagesë, do të ketë edhe rritje të rrogave, të ardhurat neto të përgjithshme të mjekëve specialistë në Maqedoni do të jenë 100 mijë denarë.
“Besoj se do të ketë kapacitet të mjaftuar të buxhetit dhe në fillim të shkurtit, kur mjekët do ta marrin rrogën e janarit, të kenë të ardhura të përgjithshme prej 100 mijë denarëve. Nëse arrijmë sukses deri në vitin 2020 t’i përmirësojmë performancat e buxhetit, do të vazhdojmë që edhe mjekëve specialistë pa kujdestari t’u sigurojmë 100.000 denarë rrogë neto”, tha Zaev.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













