Shqipëria
Nga 7 maji Swiss Edelweiss rinis fluturimin nga Cyrihu në Tiranë
Duke filluar nga 7 maj 2021 Swiss Edelweiss rinis fluturimin direkt nga Cyrih në Tiranë dhe kthim me operim një herë në javë, të premteve.
Lajmi u bë i ditur nga Tirana Airport Partners. Sipas TIA-s, pritet të rifillojnë dy herë fluturimet në javë nga qershori gjatë gjithë sezonit të verës.
“Më tej, që nga qershori Lufthansa Group do të rrisë frekuencat e fluturimeve për në Vjenë, Frankfurt, Cyrih dhe Mynih, duke ofruar një gamë të gjerë të lidhjeve me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe duke rritur sasinë e destinacioneve të ofruara për / nga Shqipëria në të gjithë botën”, bën të ditur TIA, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.
“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thekson TIA.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën












