Bota
Nga frika prej politikës së Trump-it, refugjatët nga SHBA ikin në Kanada
Nga frika prej politikës strikte të imigracionit të presidentit amerikan, Donald Trump, sipas autoriteteve kanadeze që nga fillimi i viti nga SHBA-ja janë larguar për në Kanadanë fqinje mijëra azilkërkues
Kanadaja po shënon një rritje masive të refugjatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga mesi i korrikut, numri i azilkërkuesve që kanë kaluar kufirin jugor të vendit, është trefishuar thanë autoritetet.
Vetëm në afërsi të vendkalimit kufitar Lacolle në provincën e Kebekut (Quebec) një fotograf i agjencisë franceze AFP pa të dielën në mëngjes (sipas kohës lokale), më shumë se 150 vetë që po kalonin kufirin më këmbë.
Sipas autoriteteve, shumica e refugjatëve janë nga Haiti, por edhe somalezë dhe jemenas. Haitianët gëzojnë në SHBA status të mbrojtur vetëm deri në fund të vitit. Ky status iu dha rreth 60.000 vetëve nga ky vend në Karaibe pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010.
Nga frika prej politikës strikte të imigracionit të presidentit amerikan, Donald Trump, sipas autoriteteve kanadeze që nga fillimi i viti nga SHBA-ja janë larguar për në Kanadanë fqinje mijëra azilkërkues, shkruan dw.de.
Prej ndryshimit të ligjeve të imigracionit në SHBA që planifikon Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të preken edhe lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë, të ashtuquajturat Green Cards. Ato do të ulen ndjeshëm në vetëm 500.000 leje në vit. Kjo do të thotë përgjysmimi i lejeve që janë dhënë deri tani. Në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri fjalë për “një nga reformat më të rëndësishme të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli”.
Trump e kritikon sistemin e deritanishëm, që jepet me llotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare në SHBA. Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve. Sipas Trump kjo rëndon “punëtorët amerikanë, taksapaguesit dhe burimet e komunave”. Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve dhe njohuritë e tyre të anglishtes.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











