Maqedonia
Nga e marta do të njihen patentë shoferët e Maqedonisë në Gjermani
Patentë shoferët e Maqedonisë njihen në Bullgari, Kroaci, Rumani, Slloveni, Belgjikë dhe Austri
Të martën pritet të nënshkruhet njohja e patentë shoferit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë.
Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në rrjetin social “Facebook”.
“Të martën do të nënshkruhet deklarata e përbashkët me Gjermaninë për njohjen reciproke të patentë shoferit!
Nga kjo dite patentë shoferët e Maqedonisë do të njihen në Gjermani!
Qytetarët tanë meritojnë edhe më shumë, kudo që ndodhen ata”, ka shkruar Nuhiu në “Facebook”, përcjell SHENJA.
Në bazë të Konventës së Vjenës për komunikacion rrugor prej vitit 1968, njohja e ndërsjellë e lejeve të vozitjes (B kategori) në Maqedoni është e miratuar me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgari, Kroaci, Romani, Slloveni, Belgjikë dhe Austri, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale













