Lajme
Nga sot, drejt atdheut
Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi nuk ndodhen në listën e Zvicrës me rrezik të lartë
Zvicra ka përditësuar listën e shteteve me rrezik dhe vendimi do të hyjë në fuqi më 6 maj (sot).
Nga lista e re e vendeve me rrezik BAG ka larguar Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën, shkruan albinfo.ch.
Më herët ishte larguar Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë mundësi të vizitojnë vendlindjen për pushime.
“Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sot ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik të lartë të infektimit dhe nga data 6 maj 2021 Republika e Kosoves është hequr nga kjo listë.
Paraqitja e testit PCR negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran mbetet në fuqi”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Zvicër, përcjell tutje albinfo.ch.
Po kështu, hyrja në Zvicër nga shumë vende dhe rajone do të jetë e mundur përsëri nga e enjtja pa karantinë. Bëhet fjalë për shtetet dhe rajonet si vijojnë: Greqia, Republika Çeke, Ukraina dhe, në Itali, rajonet e Emilia Romagna, Toskana dhe Friuli / Venezia Giulia. Në Austri, nga lista janë hequr provincat e Carinthia, Vjenës, Austrisë së Poshtme dhe Burgenland.
Ndërkaq, duke filluar nga 17 maji, do të hynë në listën e karantinës të Zvicrës, shtetet dhe regjionet në vijim: rajoni italian i Bazilikatës, Kosta Rikës, Gjeorgjia, Irani, Kolumbia, Letonia, Maldivet dhe Mongolia.
Për udhëtarët nga këto vende zbatohen rregulla të rrepta pas mbërritjes në Zvicër. Ata duhet të tregojnë një test negativ dhe të futen menjëherë në karantinë, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, duhet të plotësohet një formular hyrje, përveç nëse hyrja është bërë nga një zonë kufitare.
BAG vendos në listën e karantinës ato vende që në dy javët e fundit kanë një incidencë të rasteve në 100 mijë banorë, për 60 raste më shumë se që ka Zvicra. Rrjedhimisht, i heq nga lista vendet që bien nën këtë incidencë.
Kosova aktualisht ka 127 raste për 100,000 banorë, një rënie prej 68% krahasuar me javën e mëparshme (gjendja, më 4 maj 2021). Ndërkohë, Zvicra ka rreth 140 raste në 100.000 banorë.
Pas heqjes nga karantina, Kosovën dhe Maqedoninë i pret fluks i mërgatës
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut