Lajme
Nga sot Maqedonia dhe Serbia bashkëmenaxhojnë kufirin
Maqedonia e Veriut dhe Serbia nga sot kanë menaxhim të përbashkët kufitar.
Projekti i ashtuquajtur “One stop shop” synon kontrolle kufitare dhe doganim në një pikë të përbashkët. Me këtë do të ulet në gjysmën koha e pritjes dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentave, raportojnë mediat nga Shkupi.
Kontrolli nga sot do të kryhet në një objekt të përbashkët.
Kufitarët serbë do të kontrollojnë kalimtarët dhe mallrat që udhëtojnë nga Serbia për në Maqedoninë e Veriut, ndërsa të kundërtën do ta bëjnë kufitarët e Maqedonisë së Veriut, përcjell albinfo.ch.
Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe kontrolleve kufitare me një ndalim “One-stop-shop” do të thotë procedura më të thjeshta, që zbatohen në një vendkalim të përbashkët, gjatë numrit minimal të ndalimeve, sipas mundësisë ndalim i vetëm, përmes të cilit kontrolli i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve të tyre transportuese kryhet vetëm njëherë në një vend.
Me zbatimin e këtij konceptit të kontrollit të përbashkët arrihet harmonizim më i madh dhe lehtësohet kalimi i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese në komunikacionin rrugor, si dhe i sendeve që mbajnë me vete udhëtarët, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana











