Lajme

Nga sot, rregulla të reja për testimin Covid në Cyrih

Duke filluar nga sot, kriteret e reja do të zbatohen për qendrat e testimit dhe farmacitë në kantonin e Cyrihut.

Duke filluar nga 1 gushti, kriteret e reja do të zbatohen për qendrat e testimit dhe farmacitë në kantonin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch.

Nga kjo datë, tamponat e hundës për testet e shpejta të antigjenit dhe PCR mund të kryhen vetëm nga personeli me trajnim bazë mjekësore, duke përfshirë studentët e mjekësisë dhe asistentët e farmacisë.

Para datës 1 gusht persona të tjerë ishin të autorizuar për të kryer këto teste, pasi kishin marrë trajnimin e duhur.