Lajme
Nga tani, edhe targa me ngjyrë të kuqe në Zvicër
Zvicra ka filluar përdorimin e targave të kuqe e të dedikuara për të gjitha ata që bartin në pjesën e pasme të veturës, “varësen” për biçikleta e cila do të lehtësojë vozitjen.
Bëhet e ditur se shteti i Zvicrës ka filluar të aplikojë përdorimin e targave të reja për vetura, që zor se nuk bien në sy. Përdorimi i tyre nuk do të jetë i obligueshëm, por shumëkujt do t’ia lehtësojë vozitjen, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se këto targa janë të dedikuara për të gjitha ata që bartin në pjesën e pasme të veturës “varësen” për biçikleta.
E duke marrë parasysh se vendosja e biçikletave në pjesën e pasme pamundëson ekspozimin e targave, pronarët duhet t’i vendosin ato në “varëse”.
E në të ardhmen këtë nuk kanë nevojë ta bëjnë, pasi që do të mund të sigurojnë targën shtesë me ngjyrë të kuqe që do të përdoret ekskluzivisht në “varësen” e biçikletës.
Zvicra tashmë ka informuar disa vende evropiane për këtë ndryshim, e aktualisht në listën e shteteve që kanë vendosur të pranojnë këtë vendim të autoriteteve zvicerane janë Gjermania, Franca, Italia, Austria, Estonia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja e Britania e Madhe.
Zviceranët targat e reja mund t’i porositin nga 1 marsi, e të parat pritet të jenë të qasshme në fund të muajit të ardhshëm.

E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së Zvicra i ka kërkuar Bashkimit Evropian fleksibilitet më të madh në funksionimin e sistemeve të kontrollit... -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri












